Shkolla e Magjistraturës, më datë 9 mars 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë:“Kuptimi i “personit të besuar”, kriteret e vlerësimit të përshtatshmërisë së personit të besuar, parashikimet e ndryshme ligjore dhe zbatimi në praktikë. Mbrojtja e konfidencialitetit, Direktiva 2012/29 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 25.10.2012, lidhur me të drejtat e viktimës. Mbrojtja e privatësisë së viktimës së veprës penale si një mjet të rëndësishëm për të parandaluar viktimizimin e dytë dhe të përsëritur. Regjistrimi i bisedës me viktimën me mjete audiovizive dhe mundësia e përdorimit të saj si provë në procedimin penal”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Aurela Anastas, Nurjeta Pogaçe
Lehtësues: Klejda Çapja
Qëllimi i këtij trajnimi është: Njohja dhe zbatimi i standardeve të Bashkimit Evropian për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të veprës penale.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Direktiva 2012/29 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 25.10.2012, për të drejtat e viktimës. Mbrojtja e privatësisë dhe mbështetja e viktimës për të parandaluar viktimizimin e dytë dhe të përsëritur;
- Detyrimet që burojnë prej Direktivës 2012/29 të BE-së për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të veprave penale;
- Krahasimi i standardeve të Direktivës 2012/29 me legjislacionin dhe procedurat gjyqësore e hetimore brenda vendit;
- Diskutime të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe atyre kombëtare.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.





Shkolla e Magjistraturës